Arrestohet shqiptari në Greqi, kokainë, armë dhe mijëra euro në shtëpinë e tij

Arrestohet shqiptari në Greqi, kokainë, armë dhe mijëra euro në shtëpinë e tij

Bota December 08, 2022 - 17:47

Mbi 30 mijë euro, si dhe 300 gram kokainë i janë gjetur një 39-vjeçari shqiptar, i kapur më parë për të njëjtën vepër penale, atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke i riu shqiptar së fundmi ishte liruar nga burgu dhe u arrestua sërish nga policia e Verisë, në zonën e Selanikut.

Gjatë hetimeve policore të kryera në shtëpinë e tij dhe në një magazinë që ai përdorte, u gjetën edhe një pistoletë, 36 gëzhoja, pako me lëndë medicinale për falsifikimin e drogës dhe dy peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet i përdorur si mjet për trafik droge. I arrestuari me kallëzimin penal të ngritur ndaj tije, u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik dhe u referua në hetues.