Zjarr në një pallat në Kinë, digjen për së gjalli pesë persona

Zjarr në një pallat në Kinë, digjen për së gjalli pesë persona

Bota December 01, 2022 - 19:01

Pesë persona humbën jetën sot, kur flakët e zjarrit shpërthyen në një kompleks pallatesh në qytetin Xi’an, kryeqyteti i provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore.

Zjarri ka rënë në orën 13:21 ( me orën lokale) në një pallat në rrethin Weiyang.

Mediet vendase shkruajnë se forca të forta zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë shpëtuar tetë persona, ndërsa pesë të tjerë kanë vdekur. Zjarri u shua në orën 13:50, rreth gjysmë ore pasi filloi, sipas zjarrfikësve të qytetit kinez. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar. /abcnews