Bill Clinton infektohet me COVID-19

Bill Clinton infektohet me COVID-19

Bota November 30, 2022 - 22:26

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.

Ai ka treguar përmes rrjeteve sociale ka treguar se ka simptoma të buta dhe se po trajtohet në shtëpi.

“Kam pasur simptoma të buta, por në përgjithësi jam mirë dhe e mbaj veten të zënë në shtëpi”, ka shkruar ai në Twitter.

Clinton ka pohuar se më parë ka marrë edhe dozën përforcuese kundër koronavirusit, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.

“Unë jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, gjë që e ka mbajtur rastin tim të butë dhe u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur kalojmë në muajt e dimrit”, përfundoi ai.

Ndryshe, bashkëshortja e Clintonit, Hillary kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në muajin mars të këtij viti.

Image