Vijojnë sulmet ruse, sirenat e alarmit dëgjohen në gjithë Ukrainën

Vijojnë sulmet ruse, sirenat e alarmit dëgjohen në gjithë Ukrainën

Bota November 29, 2022 - 12:06

Sirenat e alarmit ajror janë dëgjuar në gjithë Ukrainën, sipas zyrtarëve ukrainas. Rikujtojmë se zyrtarët kanë paralajmëruar se Rusia po përgatiste një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë.

Në Telegram, Oleksiy Kuleba, shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, paralajmëroi të gjithë në rajonin e Kievit që të qëndrojnë në strehimore dhe në vende të sigurta.

Gjithashtu, sipas një harte të publikuar sot, në disa zona të mëdha të Ukrainës lindore janë dëgjuar sirena të alarmit ajror. /abcnews