Moska në vështirësi, por edhe vendet e NATO-s po mbarojnë armatimet për Ukrainën

Moska në vështirësi, por edhe vendet e NATO-s po mbarojnë armatimet për Ukrainën

Bota November 27, 2022 - 12:47

Shumë është shkruar mbi vështirësitë e armatës ruse në fushë betejën ukrainase, dhe për raportet e inteligjencës perëndimore se depozitat e armëve të Moskës gjatë këtyre 8 muaj lufte.

Madje, në shumë raste është raportuar që rusët kanë mbaruar gjeneratën e re të armatimeve, ose po e kufizojnë përdorimin e sasisë së fundit, duke përdorur armatimet e viteve ’70.    Por sipas një shkrimi të prestigjiozes New York Times, edhe vendet perëndimore që po mbështesin qysh nga fillimi i konfliktit Kievin, po gjenden në vështirësi për të furnizuar forcat ukrainase me armë.

Sipas medias amerikane, që citojnë burime të brendshme,  dy të tretat e vendeve të NATO kanë ezauruar potencialin e tyre të armëve që mund të dërgohen në frontin lindor.

Në vështirësi sipas burimit është veçanërisht Polonia, një nga vendet që kanë qenë më aktivë gjatë këtyre muajve, por edhe vendet baltike. Ndërkohë, anëtarët më të fuqishëm të Aleancës, duke filluar nga Italia, Franca dhe Gjermania kanë ende mundësi të mëdha në depozitat e tyre, por sipas burimeve të New York Times nuk po japin sipas mundësive.

Nga shkurti, NATO dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara kanë transferuar në Ukrainë një sasi armësh me vlerë të përllogaritur në rreth 40 miliardë dollarë, shumë kjo e madhe por e barasvlershme me buxhetin e një viti të Francës./a2