Pushtimi rus i Ukrainës, Zelensky: S’ka asnjë përçarje mes evropianëve
Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky ka deklaruar se nuk ka “asnjë përçarje” midis europianëve kur bëhet fjalë për pushtimin rus dhe mbështetjen për Ukrainën, sipas CNN.
“Rusia mund të përdorë ende forma të ndryshme terrori. Ata ende kanë mjaftueshëm raketa, dhe bomba për të vrarë njerëz çdo ditë dhe për të provokuar vështirësi të reja për Ukrainën dhe të gjithë Evropën.
“Nuk ka përçarje mes europianëve. Ne duhet ta ruajmë këtë, kështu që ky është misioni ynë kryesor këtë vit, “tha Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas përmendi diversifikimin e Europës nga gazi rus si një shembull i bashkimit të Europës, duke thënë se Rusia nuk mund të përdorë energjinë si armë.
Ai tha se donte që bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian të zhvillohen me “të njëjtën shpejtësi siç ne fituam kandidaturën tonë”.
“Nuk është vetëm në Ukrainë që miliona njerëz nuk kanë ngrohje, dhe nuk kanë energji elektrike, për shkak të Rusisë. Po flasim për miliona europianë që po vuajnë nga terrori rus.
Nuk është vetëm Ukraina që po sulmohet nga Rusia, është Europa dhe ne jemi të gjithë pjesë e së njëjtës shtëpi”, tha Zelensky.
Rreth 50% e kryeqytetit të Ukrainës Kiev është pa energji të premten në mëngjes pas sulmeve ruse në infrastrukturën kritike që çuan në ndërprerje të shumta të energjisë elektrike, sipas autoriteteve ukrainase. /abcnews