Nëna me dy vajzat e saj vdesin pasi shtëpia kaplohet nga zjarri i qëllimshëm

Nëna me dy vajzat e saj vdesin pasi shtëpia kaplohet nga zjarri i qëllimshëm

Bota November 25, 2022 - 09:36

Një nënë me dy vajzat e saj kanë vdekur, pasi janë kapluar nga zjarri në shtëpinë e tyre, në orët e hershme të mëngjesit, në Nottingham të Anglisë.

Nnwa Fatoumatta Hydara, 28 vjeçe dhe vajzat, Fatimah Drammeh, trevjeçare dhe Naeemah Drammeh, njëvjeçare, humbën jetën, pas zjarrit rreth orës 3 të mëngjesit.

Nëna me dy vajzat e saj u dërguan në spital dhe u shpallën të vdekura menjëherë pas mbërritjes.

Një hetim i përbashkët nga Policia e Nottinghamshire dhe Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Nottinghamshire arriti në përfundimin se zjarri ishte ndezur qëllimisht.

Jamie Barrow, 31 vjeç, tani është i akuzuar për tri vrasje, tha policia e Nottinghamshire këtë mbrëmje.

“Ekipe të mëdha detektivësh kanë punuar pa pushim së bashku me njësitë e specializuara të kërkimit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore për të kuptuar rrethanat e plota pas këtij zjarri të qëllimshëm. Pas këtyre hetimeve, ne kemi akuzuar një të dyshuar për tre akuza për vrasje”, tha Ndihmës shefi i policisë, Rob Griffin.

Burri dhe babai i viktimave, Aboubacarr Drammeh, 40 vjeç, ishte jashtë vendit në momentin e zjarrit, raporton Metro, përcjell klankosova.

Në një deklaratë të lëshuar përmes policisë, ai tha se gruaja e tij ishte një “grua shumë e lumtur, që nuk do të kishte zemër të lëndonte një mizë”.

“Unë dhe vjehërrit kemi mbetur pa asnjë vajzë, nipër e mbesë. Do të më mungojë shumë familja ime”, është cituar të thotë ai.