Ukraina dhe Rusia njoftojnë marrëveshjen e radhës, shkëmbejnë 100 të burgosur lufte

Ukraina dhe Rusia njoftojnë marrëveshjen e radhës, shkëmbejnë 100 të burgosur lufte

Bota November 24, 2022 - 17:54

Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, me të dyja palët duke dorëzuar 50 ushtarë të robëruar pas negociatave, kanë thënë zyrtarët nga të dyja palët teksa ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte liruar 50 ushtarë rusë që ishin kapur.

Ndërkohë, Andriy Yermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, tha në Telegram se Ukraina kishte marrë 48 ushtarë dhe dy oficerë, ndërsa tha: Ne kemi arritur të kthejmë 19 ushtarë të Mariupolit, si dhe 15 të burgosur lufte nga termocentrali bërthamor i Çernobilit dhe shtatë nga ishulli Zmiiny.

Që nga fillimi i luftës, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte, ndërsa muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga robëria ruse.

Nga ukrainasit, 12 ishin civilë dhe 37 ishin kapur nga forcat ruse pas rënies së fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit në maj. /balkanweb