Kina arrin numër rekord rastesh me COVID-19

Kina arrin numër rekord rastesh me COVID-19

Bota November 24, 2022 - 11:21

Këtë të enjte Kina ka shënuar numër rekord të rasteve me COVID-19, pavarësisht masave të rrepta.

Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, të infektuar ishin 31.444, nga të cilat 27.517 ishin asimptomatike.

Kjo valë e rritjeve të rasteve vjen disa jave pas lehtësimit të masave kundër COVID-it, raporton CNN, transmeton Zeri.info.

Po ashtu zyrtarët kinezë njoftuan se pas rritjes së rasteve do ta shndërrojnë një qendër të madhe tregtare në spital të improvizuar për trajtimin e rasteve me COVID.

Bëhet e ditur se nga fillimi i javës tjetër disa shkolla do të kalojnë në mësim online, kurse janë mbyllur restorantet, palestrat dhe sallonet e ondulimit.

Zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi si mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. /Zëri