440 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota
November 24, 2022 - 11:04
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka thënë se që nga fillimi i luftës janë vrarë 440 fëmijë.
Ai, ndër të tjera, ka thënë se po ashtu janë plagosur rreth 847 fëmijë, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Vetëm dje ka vdekur një vajzë e vogël në Kiev pas sulmeve raketore. Një 17-vjeçare po ashtu u plagos.
Kurse, një ditë më parë një djalë 13-vjeçar u plagos rëndë në fshatin Antonivka në regjionin e Khersonit. /Zëri