Gjykata “rrëzon” Trumpin

Gjykata “rrëzon” Trumpin

Bota November 23, 2022 - 19:27

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka urdhëruar që formularët e taksave të ish-presidentit Donald Trump t’i jepen një komiteti të Kongresit i cili kontrollohet nga demokratët.

Ky veprim është një goditje e madhe për Trumpi, i cili është përpjekur për vite të tëra të parandalojë që deklaratat e tij tatimore të bëhen publike.

 Ai supozohej t’i kishte bërë publike kur u zgjodh për herë të parë president.

Trumpi u bë presidenti i parë në 40 vjet që nuk i publikoi të dhënat pasi shpalli kandidimin e tij të parë presidencial .

Kjo ishte humbja e dytë e ish-presidentit në Gjykatën e Lartë në disa muaj dhe e treta këtë vit.

Në tetor, gjykata refuzoi të ndërhynte në luftën ligjore për çështjen e kontrollit të FBI-së në pronën e Trump në Florida, ku u zbuluan dokumente sekrete.

Debati shtohen në Washington pasi  javën e kaluar, Trumpi njoftoi se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e 2024. /euronews