Ukraina tjetër hap të rëndësishëm në luftë, shumë pranë fitores në Mykolaiv

Ukraina tjetër hap të rëndësishëm në luftë, shumë pranë fitores në Mykolaiv

Bota November 22, 2022 - 18:38

Ukraina ka rimarrë pothuajse të gjithë rajonin jugor të Mykolaiv në një gadishull të izoluar të Detit të Zi, ku luftimet po vazhdojnë, tha guvernatori lokal.

Trupat e Kievit kanë shtyrë forcat ruse nga rajonet jugore të Mykolaiv dhe Kherson dhe së fundmi kanë rimarrë qytetin Kherson.

“Ne po rivendosim kontrollin e plotë mbi rajonin. Kemi tre vendbanime të mbetura në Kinburn Split që zyrtarisht të mos jenë më një rajon në luftë”, tha guvernatori Vitaly Kim.

Njoftimi i tij vjen pasi një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes konfirmoi këtë javë se forcat ukrainase po kryenin një operacion ushtarak në Splitin Kinburn.

“Sapo të ketë një rezultat, ne do të raportojmë për të”, tha zëdhënësja e komandës së ushtrisë jugore Natalia Gumeniuk. /abcnews.al