Zelensky: NATO-ja duhet të mbrojë Ukrainën nga sulmet ruse në objektet bërthamore

Zelensky: NATO-ja duhet të mbrojë Ukrainën nga sulmet ruse në objektet bërthamore

Bota November 21, 2022 - 16:47

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është urgjente që shtetet anëtare të NATO-s të ofrojnë siguri dhe mbrojtje nga sulmet ruse në objektet bërthamore.

Në një video-lidhje, Zelensky ndër të tjera ka thënë: “Të gjitha kombet janë të interesuara që të mos ketë incidente të rrezikshme në objektet bërthamore. Ne të gjithë kemi nevojë për mbrojtje nga sabotimi rus në objektet bërthamore”, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

Zelensky gjatë fjalimit të tij vazhdoi thirrjen për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.

“Ne urgjentisht kemi nevojë për mbështetjen tuaj sa i përket aplikimit tonë për anëtarësim në BE dhe NATO”, theksoi Zelensky teksa shtoi se është “i sigurt” që Ukraina mund të kthej territoret e saj. /Zëri