Ja çka ndodh me ushtarët rusë që refuzojnë të shkojnë në luftë [video]

Ja çka ndodh me ushtarët rusë që refuzojnë të shkojnë në luftë [video]

Bota November 21, 2022 - 09:53

Një video që supozohet se tregon kapjen e dy ushtarëve rusë që refuzuan të luftonin kundër forcave ukrainase po qarkullon në kanalet ruse dhe ukrainase Telegram.

Në video shfaqen dy burra me uniforma ushtarake duke qëndruar përpara komandantit të tyre.

Sipas Medusas, një portal i pavarur rus i lajmeve që publikoi videon, e cila fillimisht u publikua në kanalin Telegram “Ombudsman ushtarak”, incidenti ndodhi në rajonin Belgorod të Rusisë.

“Hetuesi bën me dije se më datën 16 nëntor janë kallëzuar penalisht rekrutët pasi kanë refuzuar të zbatojnë urdhrin. Ajo vepër mund të dënohet me burg nga dy deri në tre vjet”, thuhet në video.