Lufta në Ukrainë do të përfundojë në fund të pranverës, thotë zv.ministri i Mbrojtjes ukrainase

Lufta në Ukrainë do të përfundojë në fund të pranverës, thotë zv.ministri i Mbrojtjes ukrainase

Bota November 20, 2022 - 11:18

Forcat ukrainase do të mund të kthehen në Krime në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë në fund të pranverës, kështu ka parashikuar zëvendësministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Volodymyr Havrylov.

Havrylovi, një general major i pensionuar ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalet kurrë së luftuari derisa ta arrijë fitoren dhe duke marrë parasysh potencialin nuklear që ka Rusia, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

Ai më tej shtoi se “Për të gjithë që mendojnë se Zoti e di se çfarë do të ndodhë, mund të themi se kërcënimet me sulm bërthamor s’do të na ndalojnë ta vazhdojmë luftën”.

Sa i përket bisedimeve për paqe me Kremlinin, Havrylov ka thënë se ato do të ndodhin vetëm kur trupat ruse të jenë të gatshme që ta lënë çdo pjesë të territorit të Ukrainës.

“Shoqëria në Ukrainë ka marrë një vendim që do të shkojmë deri në fund”, shtoi ai. /Zëri