Mbi 400 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Mbi 400 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Bota November 18, 2022 - 18:21

433 fëmijë janë vrarë dhe 837 janë plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Që nga mëngjesi i 18 nëntorit 2022, më shumë se 1270 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë si rezultat i agresionit rus.  Sipas raporteve zyrtare, 433 fëmijë janë vranë dhe 837 janë plagosur. ”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

Numri më i madh i viktimave të fëmijëve është raportuar në: Donetsk (423), Kharkiv (265), Kiev (117), Mykolaiv (77), Zaporizhia (72), Chernihiv (68), Luhansk ( 64), Kherson (64) dhe Dnipropetrovsk (32).

Më 17 nëntor, dhjetë persona mbetën të vrarë duke përfshirë dy fëmijë të moshës 11 dhe 17 vjeç, si rezultat i një sulmi  me raketa që goditi një familje në qytetin Vilniansk, rajoni i Zaporizhia.

Në të njëjtën ditë, një vajzë 15-vjeçare u plagos nga si pasojë e bombardimeve ruse dhe m 16 nëntor, një vajzë 11-vjeçare mbeti e plagosur në një sulm në qytetin Izium, rajoni Kharkiv.

Sulmet ruse dëmtuan gjithashtu 2719 objekte arsimore, 332 prej të cilave u shkatërruan plotësisht. Sipas Departamentit të Parandalimit të të Miturve të Policisë Kombëtare, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës, 7835 fëmijë janë raportuar të zhdukur.Për momentin janë gjetur 7555 fëmijë, ndërkohë që vijojnë kërkimet për 280 të tjerë./abcnews.al