Nancy Pelosi jep dorëheqje, kush do të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve?

Nancy Pelosi jep dorëheqje, kush do të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve?

Bota November 18, 2022 - 11:29

Deputeti i Nju Jorkut, Hakeem Jeffries ka të ngjarë të zgjidhet nga demokratët për të zëvëndësuar Nancy Pelosi në Dhomën e Përfaqësuesve. Nancy Pelosi dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, e cila ka udhëhequr demokratët në SHBA për gati dy dekada.

82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në dhomën e ulët të Kongresit. Vendimi vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.

“Duhet të ecim me guxim drejt së ardhmes, ka një fund për gjithçka”, tha Pelosi, Në fjalimin e saj, Pelosi përmendi edhe bashkëshortin e saj Paul, viktimë e një sulmi brutal në shtëpi, duke i uruar shërim të shpejtë me lot në sy.

“Jam këtu si bashkëshorte, nënë, gjyshe, katolike dhe si përfaqësuese e demokracisë më të madhe në botë. Demokracia amerikane është madhështore, por është gjithashtu e brishtë dhe duhet ta mbrojmër nga forcat që mund ta dëmtojnë atë,” theksoi Pelosi.

Nancy Pelosi ishte kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve, ajo udhëhoqi miratimin e ObamaCare; miratoi triliona dollarë në ndihmë gjatë pandemisë COVID; dhe nisi hetimin për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. /abcnews.al