15 të vrarë në protestat e përgjakshme në Iran, mes tyre një 9-vjeçar

15 të vrarë në protestat e përgjakshme në Iran, mes tyre një 9-vjeçar

Bota November 17, 2022 - 10:34

Rreth 15 persona janë qëlluar për vdekje në Iran, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një djalë 9-vjeçar, ndërsa vendi përjetoi një nga netët më përgjakura të  protestave gjatë nëntë javëve të fundit.

Në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2019, agjencitë shtetërore të lajmeve fajësuan terroristët për vrasjen e 7 personave në një qendër tregtare në Izeh Khuzesta.

Megjithatë, protestuesit thanë se anëtarët e forcës së milicisë Basij vrapuan duke vrarë ndër të tjera një djalë nëntë vjeçar i ulur në makinë me babanë e tij. Sipas agjencisë së lajmeve, dy patrulla vullnetarësh të Basij ishin mes të vdekurve dhe 10 u plagosën.

Pesë persona të tjerë u vranë në zonën e Isfahanit, përfshirë forcat e sigurisë, në një tjetër sulm, duke çuar numrin e viktimave në 15.

Numri i përgjithshëm i viktimave gjatë protestave të fundit ka shkuar në 348, sipas Harana, një agjenci për të drejtat e njeriut.

Videot e postuara në mediat sociale treguan dyqane të mbyllura në Pazarin e Madh të Teheranit ndërsa protestuesit brohorisnin duke mbajtur në dorë slogane anti-qeveritare. /abcnews