E konfirmon Zelensky: Marrëveshja e grurit është zgjatur për 4 muaj

E konfirmon Zelensky: Marrëveshja e grurit është zgjatur për 4 muaj

Bota November 17, 2022 - 10:05

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfimruar se marrëveshja e grurit në Detin e Zi do të zgjatet me 120 ditë, me përpjekjet e Turqisë dhe OKB-së.

“Marrëveshja e grurit do të zgjatet për 120 ditë. Ukraina së bashku me (Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së) Antonio Guterres dhe (Presidentin turk) Recep Tayyip Erdogan morën vendimin kyç në luftën globale kundër krizës ushqimore. Në pritje të njoftimit zyrtar nga partnerët, Turqia dhe OKB-ja”, shkroi Zelensky në Twitter.

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik në një përparim të madh në lehtësimin e krizës globale ushqimore të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, do të skadonte të shtunën.

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit dhe marrëveshja e grurit ka luajtur një rol vendimtar në uljen e çmimit të grurit dhe të mallrave të tjera globalisht. /abcnews