Tensione në Samitin e G20-ës, kamerat kapin përplasjen e presidentit kinez me Turdeaun

Tensione në Samitin e G20-ës, kamerat kapin përplasjen e presidentit kinez me Turdeaun

Bota November 16, 2022 - 17:22

Në Samitin e G20 që po vazhdon të mbahet edhe sot është kapur një moment jashtëzakonisht interesant në mes të presidentit të Kinës, Xi Jinping dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Turdeau.

Në pamjet që janë bërë publike, shihet një bisedë tepër e tensionuar, kur presidenti kinez shpreh mllefin e tij pasi gjithçka që kishte diskutuar me Turdeaun një ditë më herët kishte rrjedhur nëpër gazeta.

“Kjo nuk është e përshtatshme, nuk është mënyra se si u zhvillua biseda”, citohet të ketë thënë Jinping në bisedën plot nervozë me Turdeau.

Të dy liderët mezi shtrëngojnë duart pas këtij shkëmbimi të tensionuar./GazetaExpress