Gjendet i pajetë miku i afërt i Putinit, mister me vdekjen e kolonelit

Gjendet i pajetë miku i afërt i Putinit, mister me vdekjen e kolonelit

Bota November 16, 2022 - 16:56

Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për personin e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, një komandant që ka pasur një rol kryesor në fushën e betejës.

44-vjeçari kolonel Vadim Bojko është gjetur i i pajetë, për shkak të plagëve të marra nga armë zjarri. Ai ishte zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë të Marinës në Vladivostok.

Sipas raportimeve, 44-vjeçari u qëllua me pesë plumba, menjëherë pasi hyri në zyrën e tij.

Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi për te zyra e 44-vjeçarit, ku e gjeti të pajetë.

Mediat ruse bëjnë fjalë për vetëvrasje. Edhe pse asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, Kremlini pretendon se ai ka qëlluar veten pesë herë në gjoks.

Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba dhe katër pistoleta Makarov .

Megjithatë, mbetet mister fakti sesi koloneli qëlloi pesë herë veten./abcnews.al