Rusia shpall non grata dhjetëra politikanë irlandezë, përfshirë kryeministrin

Rusia shpall non grata dhjetëra politikanë irlandezë, përfshirë kryeministrin

Bota November 16, 2022 - 14:26

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndaluar hyrjen e më shumë se 50 politikanëve irlandezë, përfshirë kryeministrin Micheal Martin, për shkak të sanksioneve të Perëndimit, sipas The Guardian.

Në mesin e personave të sanksionuar janë zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave.

“Duke vepruar sipas urdhrave të Brukselit, Irlanda po kryen një fushatë propagandistike agresive anti-ruse,” thuhet në deklaratë. /abcnews