Rusia vlerëson SHBA-në për reagimin e përmbajtur pas situatës në Poloni

Rusia vlerëson SHBA-në për reagimin e përmbajtur pas situatës në Poloni

Bota November 16, 2022 - 12:11

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka lavdëruar SHBA-në për reagimin ndaj rënies së një rakete në Poloni.

Duke folur gjatë një konference ditore për shtyp, Peskovi akuzoi Poloninë dhe “një linjë të tërë vendesh të tjera” se reaguan "histerikisht" ndaj incidentit, duke akuzuar Rusinë si përgjegjëse pa asnjë provë.

Në të kundërt, Peskovi vlerësoi reagimin e SHBA-së ndaj incidentit, pasi presidenti Joe Biden tha se nuk kishte gjasa që raketa të ishte ruse, transmeton Zeri.info.

“Ia vlen të përmendet reagimi i përmbajtur dhe shumë më profesional i palës amerikane dhe presidentit amerikan”, tha Peskovi.

Zëdhënësi Igor Konashenkov shtoi se "rënia e ‘raketave ruse’ të supozuara" në fshatin polak Przewodow "janë një provokim i qëllimshëm me qëllim përshkallëzimin e situatës". /Zëri