Ish-presidenti rus për raketat në Poloni: Perëndimi po i afrohet një lufte botërore

Ish-presidenti rus për raketat në Poloni: Perëndimi po i afrohet një lufte botërore

Bota November 16, 2022 - 08:43

“Sulmi raketor në territorin polak tregon se Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore”, tha ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Në një deklaratë në Twitter, Medvedevi shkroi se sulmi “i supozuar nga Ukraina” dëshmoi se Perëndimi “po bënte një luftë hibride kundër Rusisë” dhe po i afrohej “luftës botërore”, transmeton Zeri.info.

Presidenti polak Andrzej Duda tha më herët se vendi nuk kishte prova konkrete që tregonin se kush e gjuajti raketën, e cila goditi një fabrikë polake rreth 6 km larg kufirit me Ukrainën dhe vrau dy persona.

Edhe më herët gjatë ditës së sotme kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, tha se ishte e rëndësishme të ruhej qetësia dhe të vërtetoheshin faktet rreth sulmit raketor.

Duke folur në fillim të një sesioni mbi transformimin dixhital në Samitin G20 në Bali, Sunak tha se ishte “kritike” për të mbrojtur rendin ndërkombëtar. /Zëri