Biden telefonon homologun e tij polak pas raportimeve për rënien e raketave ruse mbi Poloni

Biden telefonon homologun e tij polak pas raportimeve për rënien e raketave ruse mbi Poloni

Bota November 15, 2022 - 23:41

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij polak, Andrzej Duda, pas raportimeve se raketat ruse kanë rënë mbi Poloni dhe kanë shkaktuar vdekjen e dy personave, raporton Sky News.

Pak më herët, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden është familjarizuar me këto raportime të fundit për sulm të mundshëm nga ana e Rusisë dhe se tani po bisedon në telefon me Presidentin Duda.

Zyrtarët polakë kanë konfirmuar se dy persona vdiqën pas një shpërthimi në Poloni, mirëpo të njëjtit nuk kanë deklaruar se këto raketa kanë ardhur nga Rusia.

“Kishte një shpërthim në Poloninë lindore,” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller në Varshavë.

Ai tha se disa ekipe ekspertësh po e sqarojnë situatën dhe do të vazhdojnë të punojnë për të mbledhur detaje rreth asaj që ai e quajti një situatë “serioze”.