Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, arrijnë ekspertët ushtarakë polakë [Video]

Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, arrijnë ekspertët ushtarakë polakë [Video]

Bota November 15, 2022 - 23:19

Ekspertët ushtarakë polakë kanë arritur në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në afërsi të kufirit Ukrainë-Poloni.

Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër mbetjet e raketave, me qëllim që të përcaktojnë se për çfarë lloji të armës bëhet fjalë dhe kujt i takon.

Ndryshe sot është raportuar se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Pretendimet se janë raketa ruse i kanë bërë zyrtarë të inteligjencës amerikane, që kanë folur në kushte an0nimiteti.

E menjëherë pas këtij raportimi kryeministri polak thirri takimin urgjent të Këshillit për Siguri Kombëtare, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër kanë reaguar liderë botërorë si dhe kreu i Aleancës Veri-Atlantike, i cili tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë polake.