Reagon sekretari i NATO-s pas sulmit me raketa në Poloni

Reagon sekretari i NATO-s pas sulmit me raketa në Poloni

Bota November 15, 2022 - 22:36

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi dyshohet se raketat ruse kanë sulmuar Poloninë, anëtar i NATO-s.

Stoltenberg ka bërë të ditur se ka folur me presidentin polak, Andrzej Duda, teksa i ka shprehur ngushëllime për humbjet e jetëve.

Ai bëri të ditur se NATO po monitoron situatën, teksa shtoi se është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen.

“Fola me Presidentin Duda për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.