Publikohen pamjet nga sulmi me raketa në Poloni [Video]

Publikohen pamjet nga sulmi me raketa në Poloni [Video]

Bota November 15, 2022 - 22:06

Janë publikuar pamjet nga sulmi i dy raketave ruse që goditën një fshat të Polonisë duke lënë të vdekur dy qytetarë polak.

Siç duket edhe në video vendi ku ka rënë predha ka hapur një gropë të madhe. Në pamje duket dhe një traktor që siç kuptohet ka qenë i dy viktimave, i cili është dëmtuar.

Rusia i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të qëllimshme nga Perëndimi. Ndërkohë ka pasur reagime të shumta nga vendet anëtare të NATO-s të cilat kanë bërë thirrje që çdo centimetër katrorë i Aleancës duhet të mbrohet.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak.

Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s.

Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.