NATO-ja reagon për herë të parë pas raketave ruse në Poloni
Foto: Zëri

NATO-ja reagon për herë të parë pas raketave ruse në Poloni

Bota November 15, 2022 - 21:53

Pas zhvillimeve të fundit në Poloni, ku ranë raketa ruse, aleanca euroatlantike NATO ka deklaruar se janë duke u marrë me këtë çështje.

Një zyrtar i NATO-s për BBC-në ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me Varshavën zyrtare.

“Ne jemi duke i shqyrtuar këto raportime dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë ky zyrtar, transmeton Klankosova.tv.