Zelensky: Ne kemi paralajmëruar se veprimet ruse nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

Zelensky: Ne kemi paralajmëruar se veprimet ruse nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

Bota November 15, 2022 - 21:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.

Ai tha se e ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk janë të kufizuara në Ukrainë”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky vazhdoi të përsërisë mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.