Rusia mohon raportet për raketat në Poloni: Provokim i qëllimshëm

Rusia mohon raportet për raketat në Poloni: Provokim i qëllimshëm

Bota November 15, 2022 - 21:24

Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se raketat e saj kanë kaluar në Poloni, duke i quajtur këro raporte një “provokim i qëllimshëm”.

Ministria ruse ka thënë se asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk është kryer nga raketat ruse

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e Przewoduv janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk është kryer nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, është thënë nga ministria ruse, raporton The Guardian.

Ndryshe, edhe reporteri i Radio ZET të Polonisë, i cili fillimisht shkroi se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni ka ndërruar deklaratën.