Policia turke: Gruaja që dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale

Policia turke: Gruaja që dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale

Bota November 14, 2022 - 11:12

Është arrestuar gruaja e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll.

Si pasojë e shpërthimit, deri më tani raportohet se kanë vdekur gjashtë persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur.

Departamenti i policisë së Stambollit ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.

“Gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.

Kjo u bë e ditur nga gazetari turk, Ragip Soylu.