Arrestohet personi që vendosi bombën në Taksim, policia e di se me kë është i lidhur

Arrestohet personi që vendosi bombën në Taksim, policia e di se me kë është i lidhur

Bota November 14, 2022 - 08:16

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim.

Dhe tani siç raportohet, një i dyshuar tani është arrestuar, ka thënë shefi i policisë turke, përkatësisht ministri i Brendshëm.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.

Ndërkohë presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar se autorët do të ndëshkohen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulmin e poshtër”.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, citohet të ketë thënë për mediat turke se një grua ishte ulur në një stol në zonë për më shumë se 40 minuta, duke u larguar vetëm disa minuta para se të ndodhte shpërthimi.

E të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu ka bërë të ditur se një person i dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për përgjegjësi.

PKK është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste, shkruan BBC. /express