Dënimi i parë me vdekje për një pjesëmarrës proteste në Iran

Dënimi i parë me vdekje për një pjesëmarrës proteste në Iran

Bota November 13, 2022 - 23:43

Të dielën, një gjykatë në Teheran dha dënimin e parë me vdekje për një person.

Ai do të dënohet për pjesëmarrje në “trazira”, njoftoi agjencia gjyqësore Mizan, duke i quajtur kështu demonstratat aktuale që kanë tronditur Iranin për gati dy muaj pas vdekjes së Mahsa Aminit, pasi e reja nuk kishte vendosur si duhet hixhabin.

Sipas vendimit të gjykatës, burri u dënua me vdekje pasi u shpall fajtor për “vënien e zjarrit të godinës së qeverisë, prishjen e rendit publik, organizimin e tubimit me qëllim krimin kundër sigurisë kombëtare dhe u cilësua armik i Zotit”.

Një gjykatë tjetër dënoi pesë persona me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet “për grumbullim me qëllim për të kryer vepër penale kundër shtetit dhe për prishje të rendit publik”.

Irani është tronditur nga trazirat që nga 16 shtatori, kur 22-vjeçarja nga Kurdistani vdiq në paraburgim në kundërshtim me kodin e veshjes së Republikës Islamike. /euronews