800 pasagjerë në një anije në Australi rezultojnë pozitiv me COVID-19
Një anije turistike me rreth 800 pasagjerë me COVID-19 është ankoruar në Sydney, Australi. Anija e lundrimit Majestic Princess mbërriti në Circular Quay, pasi kishte lundruar nga Zelanda e Re, sipas BBC.
Rreth 4,600 pasagjerë dhe ekuipazhi ishin në bordin e anijes kur ajo u ankorua, që do të thotë se rreth një në pesë persona ishte i infektuar me Covid. Ky rast të kujton shpërthimin e Covid të anijes Ruby Princess në fillim të vitit 2020, ku të paktën 900 persona rezultuan pozitivë dhe 28 vdiqën.
Të gjitha rastet ishin ose asimptomatike ose me simtoma të lehta, tha ajo.
Stafi do të ndihmojë të gjithë mysafirët që kanë rezultuar pozitivë “me aksesin në transportin privat dhe akomodimin për të përfunduar periudhën e tyre të izolimit”, tha ajo, ndërsa anija do të niset së shpejti për në Melburn. /abcnews