Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia vritet në një aksident me veturë

Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia vritet në një aksident me veturë

Bota November 09, 2022 - 16:57

Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, është vrarë në një aksident automobilistik, thonë zyrtarët lokalë dhe mediat.

Stremousov, 45-vjeç, u emërua në detyrën e tij dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai ishte një nga ithtarët më të shquar të pushtimit rus dhe u bë i njohur për deklaratat agresive në rrjetet sociale.

Ai kërkohej për tradhti nga policia ukrainase.

3 vjet pasiguri pas tërmetit, banorët: Na thanë se pallati është DS3, tani duan që ta shembin

Guvernatori i emëruar nga Rusia i Khersonit, Vladimir Saldo tha se zëvendësi i tij ishte vrarë, por zyrtarët ukrainas kanë shprehur skepticizëm në lidhje me raportet, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Saldo shtoi se zyrtari i vdekur kishte lënë pas pesë fëmijë dhe një tjetër pritet të vijë në jetë. /BBC