Tërmet i fuqishëm godet Italinë

Tërmet i fuqishëm godet Italinë

Bota November 09, 2022 - 08:10

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet,  rreth 64 km në lindje të Rimini.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ose dëme materiale.