Goditet rëndë ushtria e Putinit, 1000 rusë të vrarë për 24 orë

Goditet rëndë ushtria e Putinit, 1000 rusë të vrarë për 24 orë

Bota November 01, 2022 - 09:09

Ushtria ruse ka pësuar ditën e djeshme humbjen më të madhe në ushtarë në Ukrainë, që prej nisjes së luftës në këtë vend, nga 24 shkurti.

Sipas raportimeve nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës, të paktën 1000 ushtarë rusë u vranë pranë Khersonit, në një sulm të ushtrisë vendase që i kapi të papërgatitur trupat e Putinit.

Përveç kësaj të hëne, ku 1 mijë ushtarë humbën jetën, raportohet se të dielën po ashtu shifra e viktimave ka qenë e përafërt.

Në 8 muaj luftë, zyrtarët e lartë në Kiev deklarojnë se kanë vrarë më shumë se 71 mijë e 200 ushtarë ruse, humbje këto të mëdha që detyruan kreun e Kremlinit të thërriste një mobilizim të pjesshëm prej 300 mijë rekrutësh.

Një video e shpërndarë nga “Daily Mail” tregon momentin kur ushtarët rusë sulmohen nga ukrainasit me raketa, ndërsa përpiqen të fshihen pas një autoblindi. Videoja tregon se drejtuesi i mjetit papritur e përmbys atë duke zënë disa ushtarë poshtë. /A2CNN