Dasma në Meksikë kthehet në tragjedi, dhëndri vritet sapo del nga kisha
Bota
October 27, 2022 - 17:02
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një dasmë është kthyer në tragjedi.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se dhëndri është qëlluar për vdekje sapo ka dalë nga kisha, pas përfundimit të ceremonisë.
32-vjeçari Marco Antonio Rosales Contreras, i cili u martua me të fejuarën e tij avokate në qytetin e saj të lindjes, Caborca në Meksikë, u qëllua me armë disa metra larg të ftuarve të dasmës vetëm pak kohë pasi lidhi kurorë.
Anëtarët e familjes dhe të ftuarit u përpoqën të ndihmonin Contreras, por ai ka humbur jetën para se të arrinte në spital, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë si pasojë e të shtënave ka mbetur e vdekur edhe motra e viktimës. /euronews