Kremlini e mirëpret “planin për paqe” të Elon Muskut

Kremlini e mirëpret “planin për paqe” të Elon Muskut

Bota October 04, 2022 - 14:36

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, “planin për paqe” të Elon Muskut e ka parë si një hap pozitiv.

Kjo erdhi disa orë pasi Kievi kritikoi thirrjen e Muskut për një zgjidhje të negociuar të konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Kujtojmë se plani i Muskut erdhi në të njëjtën ditë kur parlamenti rus votoi për të zyrtarizuar aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës nga Moska, pas referendumeve të organizuara në territore javën e kaluar.

Plani i Muskut filloi me këtë sugjerim: “Ripërsërisni zgjedhjet e rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së. Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”.

Pika e tij e dytë “Krimeja formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit)”. Ndërsa, dy pikat e tij të fundit kërkuan që Ukraina të mbetet “neutrale” dhe që furnizimi me ujë në Krime të “sigurohet”.