Së paku gjashtë të vrarë në një shkollë në Rusi
Foto: NEXTA

Së paku gjashtë të vrarë në një shkollë në Rusi

Bota September 26, 2022 - 10:39

Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në një shkollë në Rusinë Qendrore, duke vrarë së paku gjashtë persona dhe duke lënduar njëzet, kanë thënë zyrtarët rusë, raporton BBC.

Ambulancat dhe shërbimet e sigurisë kanë arritur në vend të ngjarjes në qytetin Izhevsk, transmeton Zeri.info.

Të shtënat u regjistruan në shkollën numër 88, me pothuajse 1000 nxënës e 80 mësimdhënës.

Dorasi raportohet të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa motivi për të shtënat mbetet i paqartë.

Agjencia ruse e lajmeve “Ria” ka cituar guvernatorin e rajonit, Alexander Brechalov, kryeqytet i të cilit është Izhevski, të ketë thënë se një person i paidentifikuar ka hyrë në shkollë dhe ka vrarë rojën. Ai tha se të vdekur dhe të lënduar ka edhe në mesin e nxënësve, sipas Reuters-it. /Zëri