Irani ashpërson qëndrimin ndaj protestuesve: Duhet të marrim masa

Irani ashpërson qëndrimin ndaj protestuesve: Duhet të marrim masa

Bota September 24, 2022 - 15:26

Presidenti iranian Ebrahim Raishi tha se autoritetet duhet “të veprojnë me vendosmëri me personat që kundërshtojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit”, sipas mediave shtetërore iraniane.

Komentet e presidentit iranian erdhën gjatë një telefonate ngushëllimi drejtuar familjes së një roje sigurie që u vra me thikë, sipas autoriteteve, nga protestuesit e zemëruar.

Prej një jave në disa qytete iraniane janë organizuar protesta për vdekjen e Mahsha Amini, një e re që vdiq pasi u arrestua nga policia. Presidenti “theksoi se është e nevojshme të ndahen protestat nga prishja e rendit dhe sigurisë publike dhe i karakterizoi ngjarjet si të patolerueshme,” sipas mediave.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan sot se 739 protestues, duke përfshirë 60 gra, janë arrestuar në provincën Gilan, në rajonin e Kaspikut. /abcnews