Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 4 vjetësh

Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 4 vjetësh

Bota August 17, 2022 - 14:48

Izraeli dhe Turqia kanë rivendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke kthyer ambasadorët dhe konsujt në të dyja vendet pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Yair Lapid, shkruan Reuters.

“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm turk Mevlubot Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia nuk do të braktisë kauzën palestineze.

Izraeli dhe Turqia tërhoqën në vitin 2018 ambasadorët pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza. /abcnews