Niset anija e parë me grurë nga Ukraina për në Afrikë

Niset anija e parë me grurë nga Ukraina për në Afrikë

Bota August 16, 2022 - 09:07

Sot është nisur anija e parë që transportonte grurë si ndihmë humanitare për Afrikën nga porti i Odesës.

Ministria e Infrastukturës së Ukrainës tha se në të janë rreth 23 mijë tonë grurë dhe se janë të destinuara për qytetarët e Etiopisë, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

“Ministria ukrainase në bashkëpunim me SHBA-në janë duke punuar që të rrisin furnizimet me ushqim për popujt afrikan që cënohen nga kriza e urisë”, thuhet në një deklaratë.

Kurse në total nga Ukraina janë nisur 17 anije që kanë pasur destinacione të ndryshme, e që në bordet e tyre kishin rreth 475 mijë tonë produkte bujqësore.

Me fillimin e luftë në Ukrainë, importi u mbyll tërësisht nga forcat ruse, por tri porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje të arritur midis Moskës dhe Kievit dhe të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. /Zëri