Sulm në qendër të Londrës, ja dyshimet e para

Sulm në qendër të Londrës, ja dyshimet e para

Bota August 15, 2022 - 18:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Londrës, pranë Oxford Street, ku një person ende i paidentifikuar është vrarë me thikë.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje, pasi një burrë ishte gjetur me plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë.

Oficerët e policisë dhe ambuulanca pasi mbërritën në vendngjarje e shpallën viktimën të vdekur 40 minuta pas plagosjes

Sipas Sky News deri më tani një person është arrestuar si i dyshuar për autorësinë e ngjarjes.

Kjo është shënuar si vrasja e 57 me thikë në Londër për këtë vit, ndërsa më e fundit ishte pak javë më parë ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një i ri në lagjen ku banonte. /lajmifundit