Trumpi kërkon që t’i kthehen dokumentet e sekuestruara nga FBI në rezidencën e tij

Trumpi kërkon që t’i kthehen dokumentet e sekuestruara nga FBI në rezidencën e tij

Bota August 15, 2022 - 09:05

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë që t’i rikthejë dokumentet e sekuestruara nga agjentët e FBI në rezidencën e tij në Florida.

Sipas Trump, agjentët e FBI kanë sekuestruar dokumente të cilat, ata me vetëdije nuk duhet t’i kishin marrë, shkruan New York Post.

“Sapo mësohet se FBI, në bastisjen e saj tashmë të famshme të Mar-a-Lago, mori materiale të privilegjuara ‘avokat-klient’, si dhe materiale të privilegjuara ‘ekzekutive’, të cilat ata me vetëdije nuk duhet t’i kishin marrë. Me respekt kërkoj që këto dokumente të kthehen menjëherë në vendin nga janë marrë. Faleminderit!”, u shpreh ai.

FBI ka sekuestruar dosje të fshehta pas një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump këtë javë.

Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa që ishin të shënuara me mbishkrimin “TS/SCI”, një përcaktim që pohon se materiali brenda në dosje mund të shkaktojë dëme “jashtëzakonisht të rënda” në sigurinë kombëtare të SHBA.

Trump mohoi çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin deklasifikuar./euronews