Incident në zyrat e FBI-së, një person i armatosur tentoi të hyjë në godinë

Incident në zyrat e FBI-së, një person i armatosur tentoi të hyjë në godinë

Bota August 12, 2022 - 08:07

Një person i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb u vra nga forcat e sigurisë ndërsa po tentonte të hynte me dhunë në një ndërtesë së FBI-së në Ohio.

I dyshuari në fillim arriti të largohej nga godina e Byrosë Federale të Hetimit, dhe u qëllua më pas në një zonën rurale në Cincinatti, pas një shkëmbimi zjarri që zgjati disa orë.

Zyrtarët deklarojnë se po hetojnë nëse personi i identifikuar nga media si Ricky Shiffer, kishte lidhje me grupet e ekstremit të djathtë.

Kreu i FBI-së tha se dhuna dhe kërcënimet kundër agjencisë duhet të jenë thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët. Policia nuk e ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarin e vrarë në Ohio dhe nuk ka komentuar motivin e sulmit të tij.

Burime pranë policisë thanë për mediat amerikane se i dyshuari mund të ketë qenë i pranishëm në ndërtesën e Kapitolit në Uashington në ditën e trazirave të vitit të kaluar nga mbështetësit e Trumpit.

Incidenti në Ohio vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan për kërcënime të shtuara kundër FBI-së pasi ekzekutoi një urdhër kontrolli të hënën për bastisjen e rezidencës së ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida. /a2cnn