Bullgaria i heq veton Maqedonisë së Veriut

Bullgaria i heq veton Maqedonisë së Veriut

Bota June 24, 2022 - 23:23

Deputetët bullgarë votuan të premten për heqjen e vetos së vendosur dy vjet më parë e që e ka bllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky propozim, që erdhi nga Franca, obligon qeverinë maqedonase t’i njohë bullgarët në preambulën e Kushtetutës së saj si një nga grupet etnike përbërëse të vendit. Por, qeveria në Shkup nuk po e pranon këtë rekomandim të Francës, meqë nuk jep garanci për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase.

Madje maqedonasit akuzuan palën bullgare se ka ndryshuar edhe tekstin e propozuar nga Parisi. Kjo pasi zyrtarët në Sofje kanë përmirësuar një draft-kornizë që asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë.

Heqja e pranuar e vetos për Maqedoninë Veriore e afekton edhe Shqipërinë, meqë të dyja vendet janë në stadin e pritjes së hapjes së negociatave. /klankosova