SHBA-ja redukton sasinë e nikotinës në cigare

SHBA-ja redukton sasinë e nikotinës në cigare

Bota June 24, 2022 - 14:57

Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar konsumin e duhanit në SHBA. Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA.

Shtëpia e Bardhë publikoi një plan për reduktimin në nivele minimale të sasisë së nikotinës në cigaret që shiten në SHBA.

Qëllimi është të lehtësohet lënia ose parandalimi i nisjes së pirjes së duhanit.

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Sipas përllogaritjeve të qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC), numri i të vdekurve prej konsumit të duhanit ështe rreth 480,000 çdo vit.

Nisma kërkon që Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) të zhvillojë dhe më pas të publikojë një rregull, i cili ka shumë gjasa se do të kundërshtohet nga industria e duhanit.

"Nikotina shkakton varësi të madhe", tha komisioneri i FDA, Robert Califf. "Nëse i bëjmë cigaret dhe produktet e tjera të duhanit të djegshëm që të mos shkaktojnë varësi, kjo do të ndihmonte në shpëtimin e jetëve". /dw