Zelensky: Ukraina s’është më një urë mes Perëndimit dhe Rusisë
Bota
June 24, 2022 - 10:43
Mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që votuan pro dhënies së statusit të kandidait për Ukrainën.
Tani Zelensky ka postuar një tjetër koment sa i përket vendimit të BE-së, që i dha statusin e kandidatit Ukrainës, raporton Sky News, trasnmeton Zeri.info.
Ai ka thënë se “tashmë është e ditur zyrtarisht se Ukraina nuk është një urë, apo jastër në mes Perëndimit dhe Rusisë, as një zonë ‘gri’, ose territor transit në mes të Evropës e Azisë”.
Zelensky shtoi se Ukraina është një partnere e ardhshmë, e barabartë për të paktën 27 vende të BE-së.
“Ukraina është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian!”, shtoi ai. /Zëri